Shkolla e Baletit “Angel” dje (25 prill) ka shndërruar sheshin kryesor të Prishtinës “Zahir Pajaziti” në një ‘sallë baleti” duke mbajtur një orë të hapur me talentët e rinj.
Rreth 50 talent kanë treguar aftësitë e tyre në balet, ndërsa u përcollën me entuziazëm nga publiku që ishin të pranishëm për t’i ndjekur nga afër.
Ky aktiviteti i “Angels” është mbështetur edhe nga Komuna e Prishtinës.
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte pjesëmarrja e të gjithë fëmijëve apo të rinjve që kanë dëshirë të jenë pjesë ose të kenë më shumë informata rreth këtij aktiviteti, ndërsa përmes vallëzimit, fëmijët do të mund të shprehin kreativitetin dhe aftësitë e tyre në balet.
‘Open class’ është një “orë” e vallëzimit (baletit) ku mbahen aktivitete apo orë mësimore në ambiente të hapura.
Ndikim pozitiv do të ketë te qytetarët të cilët do të kenë mundësi të ndjekin ‘open class’ në shesh dhe në këtë mënyrë, do të mësojnë nga afër për artin e baletit.
Me këtë projekt dhe shfaqje, planifikohet që t’u japin mundësinë fëmijëve që të futen më thellë në botën e baletit, duke përjetuar prapaskenat e një shfaqjeje si dhe vallëzimin në skenë para publikut.
Një aktivitet të tilla shkolla “Angels” ka mbajtur edhe në sheshin “Adem Jashari” në Lipjan vikendin që lamë pas.