Në pritje të ëmbël, modelja e njohur publikon fotot nga ‘baby shower’

Kristina Baki është modelja e njohur e cila pikërisht në ditën e gruas me 8 Mars ndau me ndjekësit se është në pritje të ëmbël.

E së fundi modelja ka mbajtur edhe festën e  ‘baby shower’ me mikeshat e saj më të mira.

Modelja ka postuar fotografi në ‘Instagramin’ e saj me një fustan të shkurtër ngjyrë verdhë dhe me barkun e rrumbullakosur.

Ndërkohë sa i përket të dashurit të saj ajo nuk e ka bërë të njohur identitetin.

Mirëpo nuk kanë munguar fotografitë nga çifti, ku në gusht të 2021 treguan se janë mjaft të dashuruar e të lumtur gjatë pushimeve.

Modelja sa i përket jetës private ka qenë shumë hermetike, por bëhet e ditur se ajo dhe i dashuri janë bashkë prej shumë kohësh.