Laurent Marmullaku është një tjetër futbollist i talentuar që ka pranuar të luajë për Kosovën. Sulmuesi 17-vjeçar aktualisht është pjesë e skuadrës së të rinjve të Wolfsburgut, derisa ka vendosur që tash e tutje ta përfaqësojë Kosovën në ekipet zinxhirë. Ai, aktualisht do të jetë i grumbulluar me Kombëtaren U19, që drejtohet nga Ramiz Krasniqi, por në bazë të cilësive që ka llogaritet si një lojtar me të ardhme të ndritur për ekipin tonë kombëtar. Ardhja e tij në radhët e Dardanëve ka ndodhur pas bisedimeve që ka pasur përfaqësuesi i FFK-së në Gjermani, Fekmi Kongjeli, me lojtarin dhe me përfaqësuesit e tij. Gjatë ditës së sotme mirëseardhje në radhët e Dardanëve i ka uruar edhe presidenti Agim Ademi, i cili e ka pritur Marmullakun në zyrën e tij dhe ia ka dhuruar fanellën dardane. Ai e ka përgëzuar Laurentin për vendimin e marrë që ta përfaqësojë vendin e origjinës, derisa i ka uruar fat dhe suksese në karrierën e mëtutjeshme. Ndërkaq, vetë futbollisti e ka falënderuar kreun e FFK-së për interesimin e vazhdueshëm dhe për synimin e grumbullimit të talenteve më të spikatura në Evropë në ekipin kombëtar të Kosovës.
Latest article
Andin Lokaj: Futbolli po e mban shtetin
Historike: Kosova shënon ngritjen më të madhe të vitit nga të gjithë në Ranglistën Botërore të FIFA-s
Nuk ka kaluar ende një dekadë prej se...
Viti i tretë që jepet i njëjti çmim, por tani është bërë viral: Artisti...
Po përmbyllet një vit jashtëzakonisht i suksesshëm në futbollin kosovar, me shumë të arritura, si nga Kombëtarja e Kosovës, ashtu edhe nga klubet tona...
SHBA publikon listën e të rrezikshmëve, mes tyre gjashtë nga Kosova e Shqipëria
Gjashtë shtetas shqiptarë janë arrestuar dhe janë publikuar në listën amerikane të personave të konsideruar me rrezikshmëri të lartë.
Sipas raportit të Departamentit të Sigurisë...












