Pushimi i Rihannas dhe ASAP Rockyt në Barbados përfundoi në një mënyrë që askush nuk e priste.
Reperi amerikan u arrestua për një të shtënë të dyshuar në nëntor dhe u lirua pasi pagoi një garanci të caktuar prej më shumë se gjysmë milionë dollarësh.
Asap (i lindur si Rakim Mayers) u arrestua të mërkurën në Los Angeles në lidhje me një gjuajtje të bërë vitin e kaluar.
Ai mbërriti në aeroportin e Los Angelesit me një avion privat pasi ishte disa ditë në pushime bashkë me partneren e tij, Rihanna.
HollywoodLife konfirmoi se artisti është nxjerrë nga terminali me pranga.
Më 5 nëntor 2021, rreth orës 22:15, një debat mes dy personave ka ndodhur në zonën e Selma Ave dhe Argyle Ave në Hollywood, sipas departamentit të policisë së Los Angeles.
Debati është përshkallëzuar dhe ka rezultuar që i dyshuari ka gjuajtur me pistoletë në drejtim të viktimës. Nga ngjarja viktima ka pësuar lëndime të lehta dhe më pas ka kërkuar tretman mjekësor. Viktima dyshohet se ka pësuar lëndime në dorën e majtë.
ASAP këtë kohë u përfol edhe për raportin me Rihannan, duke thënë se e kishte tradhtuar këtë të fundit me stilisten e këpucëve, Amina Muaddi.