Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës konifirmon se gjatë 24-orëve të fundit janë sulmuar 3 mjekë nga qentë endacak, 2 në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe 1 jashtë QKUK-së.
“ShSKUK ka kërkuar dhe në vazhdimësi dhe kërkon nga organet kompetente që të trajtojnë me prioritet çështjen e qenve endacak brenda oborrit të QKUK-së.
Poashtu, konfirmojmë se tre mjekët kanë marrë trajtimin e duhur mjekësor në kuadër të QKUK-së”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.