​Tahiri: VV po kundërshton krijimin e komisionit hetimor për energjinë, çka po fshehin

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, e cila zgjati rreth dy orë, tha se diskutimi kryesor ishte rreth krijimit të komisionit hetimor për energjinë.

Sipas tij ky ishte diskutimi kryesor i mbledhjes së sotme.

“Sapo përfundojë mbledhja e Kryesisë, siç pritej diskutimi kryesor ishte rreth krijimit të komisionit hetimor”, tha Tahiri.

Ai shtoi se iniciues i kësaj kërkese ishte shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.

“Qëndrimi i Grupit Parlamentar të AAK-së është i thjeshtë, kërkesa për një Komision hetimor për energji është bërë nga kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së dhe nënshkrues të kësaj kërkese janë deputetët. Për vlerësimin tonë është e habitshme e pakuptimtë dhe zgjon kureshtje të madhe se pse LVV e kundërshton themelimin. Pra çfarë janë duke fshehur?”, ka thënë Tahiri.