Adriana Lima tregon barkun e rrumbullakosur në një fustan me prerje për shfaqjen e Alexander Wang

Së fundmi ylli ka treguar se është në pritje të një djali me Andre Lemmers.

Dhe të martën, Adriana Lima shfaqi barkun e rrumbullakosur ndërsa po ecte në pistë për shfaqjen e Alexander Wang, “Fortune City” në Los Angeles.

Ish-modelja e Victoria’s Secret, kishte veshur një fustan të zi me prerje, kombinuar me çizme deri te kofshët.

40-vjeçarja mbante buzëkuq të errët dhe mbajti flokët e stiluara mbrapa teksa ecte në pistë.

Modelja, e cila njoftoi se ishte shtatzënë me fëmijën e saj të tretë në shkurt, zbuloi se ajo dhe Andre ishin në pritje të një djali përmes Instagramit të hënën.

Pamjen në tapetin e kuq Adriana e kompletoi me vath të artë që i shtuan bukuri të madhe paraqitjes.