Nagavci pajtohet me nxënësit se nuk ka cilësi në arsim, por kërkon kohë

Nxënësit e disa shkollave sot kanë mbajtur protestë në lidhje me cilësinë e dobët në arsim. E, këtë protestë e ka arsyetuar edhe ministria e Arsimit, Arbërie Nagavci. Ajo, ka thënë se ndryshimi i cilësisë në arsim kërkon kohë. “Ndajmë shqetësimin plotësisht legjitim të shprehur nga nxënësit për gjendjen në sistemin e arsimit! Prandaj, angazhimi…

Nxënësit e disa shkollave sot kanë mbajtur protestë në lidhje me cilësinë e dobët në arsim. E, këtë protestë e ka arsyetuar edhe ministria e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Ajo, ka thënë se ndryshimi i cilësisë në arsim kërkon kohë.

“Ndajmë shqetësimin plotësisht legjitim të shprehur nga nxënësit për gjendjen në sistemin e arsimit! Prandaj, angazhimi ditor në Ministrinë tonë ka në qendër të vëmendjes përmirësimin e cilësisë, që përpos angazhimit kërkon edhe kohë dhe durim. MASHTI veçse ka dëshmuar, me një numër të madh takimesh e marrëveshjesh bashkëpunimi të nënshkruara, që është i hapur për bashkëbisedim e bashkëpunim me të gjitha palët me interes për ndërmarrjen e hapave konkret për ndryshimin e gjendjes në arsim”, ka shkruar Nagavci.