Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje kanë thirrur konferencë të jashtëzakonshme sot në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.
Konferenca është paralajmëruar nga vetë subjekti politik me anë të një komunikate, teksa bëhet e ditur se do të mbahet sot nga ora 14:00, në ndërtesën e Kuvendit.
“Grupi parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! mban konferencë të jashtëzakonshme për media, sot e martë, 19 prill, në ora 14.00, në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.