Mbrëmë në Pejë janë gjetur dhe sekuestruar gjysmë kilogramë substancë narkotike e llojit marihuanë.
Rasti është konfirmuar edhe nga Prokuroria Themelore në Pejë.
Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë një person të dyshimtë.
I njëjti pas arrestimit me urdhër të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes.
I dyshuari gjatë ditës pritet që të dalë para trupit gjykues në kuadër të Gjykatës Themelore në Pejë.