Arsenali dhe Tottenham Hotspur janë duke e monitoruar situatën e sulmuesit të Interit, Lautaro Martinez.
Sipas Calcio Mercato.It, argjentinasi më shumë gjasë do të largohet nga “zikaltrit”, me këta të fundit që synojnë të sjellin emra të rinj në skuadër.
24-vjeçari pati një sezon ulje-ngritje me Interin, megjithatë arriti ta gjente rrugën e golit plot 14 herë në Serie A.
Për Arsenalin është i rëndësishëm plotësimi i boshllëqeve që do të lihen me largimin e Alexandre Lacazette pas skadimit të kontratës në këtë verë, kurse “Spurs” tek argjentinasi po e shohin zëvendësuesin e Harry Kane që tashmë është i destinuar të largohet.