PD të ndahet në dy parti? Berisha: Qëllimi i Edi Ramës

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka mohuar në mënyrë kategorike mundësinë e ndarjes së Partisë Demokratike në dy forca politike.

Gjatë konferencës për mediat, ai u pyet nga gazetarja e TV Klan Jolldiz Mitro lidhur me këtë mundësi, ndërsa tha se ky është qëllimi i Edi Ramës, por tashmë PD është një opozitë e vërtetë.

“Qëllimi i Ramës është të krijohen dy PD, ka dështuar dhe do dështojë në mënyrë të përsëritur. Jemi të vendosur për procesin e zgjedhjeve dhe bashkimit.  Kjo parti nuk mund të zvarritet nga askush, tashmë PD është një opozitë e vërtetë”, tha Berisha.