Miley Cyrus konfirmon lidhjen e re me Maxx Morando?

Miley Cyrus ka vulosur thashethemet se është në lidhje me muzikantin Maxx Morando me një puthje të zjarrtë.

Dyshja u panë në një dalje të enjten teksa qëndronin në një trotuar në West Hollywood në fotot e siguruara nga E! News.

Këngëtarja e “Wrecking Ball” është parë duke mbështjellë duart rreth Morandos teksa ata putheshin me pasion.

Foto: E!News

Cyrus, 29 vjeçe dhe bateristi i “Liily”, 23 vjeç, ndezën për herë të parë thashethemet për romancë në nëntor 2021.

Derisa marrëdhënia e yllit të “Midnight Sky” me Morandon është në fillim, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për prindërit e Cyrus, të cilët bënë kërkesën për divorc për herë të tretë.

Të dhënat e gjykatës të marra nga Page Six treguan se Tish Cyrus dorëzoi dokumentet për t’u ndarë nga Billy Ray Cyrus më 6 prill pas 29 vitesh martesë.

Miley Cyrus dhe Maxx (Foto: Getty Images)

Dyshja parashtroi kërkesën për divorc në 2010 dhe 2013, por hoqën dorë në të dyja rastet.

Të njëjtit përveç Miley ndajnë edhe katër fëmijë të tjerë bashkë: Brandi, Trace, Braison dhe Noah.

Këngëtarja në anën tjetër ishte e martuar me Liam Hemsworth nga viti 2018 deri në vitin 2020 dhe për herë të fundit pati një romancë publike me Cody Simpson. 

Maxx Morando dhe Miley Cyrus (Foto: Getty Images)