Johnny Depp publikon videon e tradhtisë së Amber Heard me Elon Musk e James Franco

Johnny Depp ka humbur tashmë disa projekte të rëndësishme karriere për shkak të gjyqit me ish-bashkëshorten,Amber Heard, por duket se edhe aktori ka mënyrat e tij të shpagimit. Ndoshta asi nën mëngë më i rëndësishëm që mund të ketë ai në këtë moment janë marrëdhëniet jashtë martesore të Heard me dy të famshëm. Avokatët e tij paraqitën përpara jurisë video të “takimeve” në orët e vona të aktores me Elon Musk dhe James Franco.

Për fatin e Depp, është provuar lidhja e aktores me këta persona gjatë kohës kur çifti ishte i martuar. Në regjistrime, Heard është e zhveshur dhe e mbuluar vetëm me një batanije. Ajo i shfaq afeksion fizik Musk e më pas Franco, por butësisht.

Këto prova të reja tregojnë qartë tradhtinë e saj ndaj Depp dhe tashmë thuajse të gjitha akuzat e saj ndaj tij mund të rrëzohen. Ndonëse gjyqi është ende në fillim të tij, janë vendosur në pikëpyetje akuzat për dhunë fizike ndaj saj. Avokatët e saj mbrojtës deklaruan se ajo po e bën këtë për të vazhduar para me karrierën, por nuk kanë sjellë asnjë provë specifike.

Për sa i përket Musk dhe Franco, pritej dëshmia e tyre në gjyq, por duket se ata nuk do të përzihen në këtë çështje. Videoja që ai ka publikuar mund të jetë prova se Heard po bën gjithçka për të fituar gjyqin ndaj tij. Nëse do të rezultojë e kundërta, Depp del i pastër nga kjo histori duke i lënë aktores rolin e antagonistes./tvklan