Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ditën e djeshme (e enjte) ka festuar ditëlindjen e 33-të.
Ajo duket se këtë vit udhëtoi për në Londër së bashku me partnerin e saj, DJ Geek.
Kështu të paktën ka lënë të kuptohet përmes disa postimeve që ka shpërndarë në Instagram.
Në pozat e reja, saktësisht në një imazh përkrah të dashurit, krijuesja e hitit “Karma” ka falënderuar të gjithë për urimet e ditëlindjes.
“Faleminderit të gjithëve për mesazhet e bukura dhe prekëse të ditëlindjes. Ju dua përgjithmonë”, ka shkruar Zeqiri.
Ajo përndryshe po vazhdon të jetë aktive me prurje të reja muzikore, ndërkohë që e fundit mbetet “Dashni” në bashkëpunim me Mumën.
Ky duet i dyshes së famshme ka grumbulluar plot 13 milionë klikime në YouTube.