Të shtëna me armë zjarri në veri të Mitrovicës – policia jep detaje

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar të enjten mbrëma në veri të Mitrovicës, përkatësisht në fshatin Bube (Zubin Potok).

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.

“Bazuar në informacionet e deritanishme, mund të ju informojmë se, janë dëgjuar disa të shtëna me armë”, tha ai.

Tutje theksoi se të shtënat nuk ndërlidhen me ndonjë rast policor dhe se ende nuk dihet se a kanë ndodhur në pjesën e Republikës së Kosovës apo të Serbisë.

Policia e Kosovës është duke ndërmarr veprimet e saja policore./Telegrafi/