Agim Aliu priti sot kreun e FFK-së dhe delegacionin e Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka pritur sot presidentin e FFK-së, Agim Ademi dhe kryetarin e Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane, Nazmi Viqa, të shoqëruar edhe nga anëtarë tjerë të këtij unioni Zenun Krasniqi, Vllaznim Kelmendi, Nexhmedin Veliqi, Bekim Borovci, Agron Krasniqi e Abedin Viqa.
“Komuna e Ferizajt ka mbështetur dhe mirëpritur investimet e bashkatdhetarëve në qytetin tonë dhe njëlloj ofrova garancitë e mbështetjes edhe për projekte, investime e mundësi të reja që vijnë nga mërgata për Ferizajn, në këtë takim ku mora edhe urimet nga mysafirët për zgjedhjen time në krye të Ferizajt”, ka shkruar Agim Aliu në profilin e tij në Facebook.
Diaspora në vazhdimësi e ka ndihmuar Kosovën dhe kësaj radhe pritet që kontributin e saj ta japë edhe në infrastrukturën sportive.