Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për shkarkimin e drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit, Kujtim Gashi.
Kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e Qeveris,ë e ka vlerësuar vazhdimin e mandatit të Gashit ishte i kundërligjshëm.
Në anën tjetër, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në mbledhje tha se për këtë rast nuk është paraparë vazhdimi i mandatit.
“Ligji për Shërbimin Civil të Kosovës dhe rregullorja për procedurat e emërimit në pozita të larta drejtuese në shërbimin civil të Kosovës, kanë përcaktuar qartë se emërimi në pozitë të lartë drejtuese bëhet për një mandat 3 vjeçar, pra nuk është paraparë vazhdimi i mandatit të dytë e as të tretë. e qëllim të kthimit të ligjshmërisë kërkoj nga ju që ta aprovoni këtë vendim”, tha Sveçla.
Vendimin për vazhdimin e mandatit edhe për 3 vite për Gashin, e kishte marrë ish-kryeministri Ramush Haradinaj, në janar të 2020-ës.