Një aksident i rëndë trafiku ndodhi dy ditë më parë në Mitrovicë.
Si pasojë e këtij aksidenti dje humbi jetën 20 vjeçari, Erduan Sadiku.
Sadiku po drejtonte motoçikletën në momentin kur është aksidentuar me një veturë në qarkullim e sipër.
Por familja e Erduan Sadiku sot dhuroi donacion një Autoambulancë në Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicë, transmeton lajmi.net.
Kjo është bërë e ditur në faqen zyrtare të spitalit.
“Spitali i Përgjithshëm Dr Sami Haxhibeqiri Mitrovicë, sot pranoj donacion një autoambulancë nga familja e te ndjerit Erduan Sadiku cili tragjikisht humbi jeten ne komunikacion.”.