Prindërit e Miley Cyrus, Tish dhe Billy Ray ndahen pas më shumë se 28 vite martesë

Prindërit e këngëtares Miley Cyrus kanë vendosur t’i ndajnë rrugët pas shumë vitesh së bashku.

Tish Cyrus dhe Billy Ray Cyrus së fundmi kanë thyer heshtjen duke folur për divorcin në një deklaratë për publikun.

“Pas 30 vitesh, pesë fëmijë të mrekullueshëm dhe një jetë kujtimesh, ne kemi vendosur të shkojmë ndaras – jo me trishtim, por me dashuri në zemrat tona”, thuhet në një deklaratë të përbashkët të çiftit të lëshuar nga një përfaqësues i familjes, shkruan People.

Foto: Getty

“Ne jemi rritur së bashku, kemi krijuar një familje për të cilën mund të jemi kaq krenarë dhe tani është koha për të krijuar rrugët tona. Ne do të jemi gjithmonë familje dhe do të presim me padurim një përvojë të përbashkët të vazhdueshme dhe të dashur si miq dhe prindër. Ne nuk e kemi marrë këtë vendim lehtë apo shpejt, por me kaq shumë gjëra që po ndodhin në botë, ne donim të siguronim njëfarë qartësie dhe mbylljeje, kështu që ne mund të mbetemi të fokusuar në atë që është e rëndësishme. Me dashuri dhe shpresë… Tish dhe Billy Ray Cyrus”, thuhet tutje në deklaratë.

Të mërkurën e kaluar, Tish, 54 vjeç, bëri kërkesë për divorc në Williamson County, Tennessee pas më shumë se 28 vitesh martesë mbi bazën e “dallimeve të papajtueshme”, sipas dokumenteve të siguruara nga People.

Foto: Getty

Kjo shënon herën e tretë që çifti ndahet. Tish tha në dokumente se ajo dhe Billy Ray, 60 vjeç, nuk kanë bashkëjetuar për më shumë se dy vjet.

Tish dhe Billy Ray u martuan në vitin 1993 dhe kanë tre fëmijë, vajzat Miley , 29 vjeçe dhe Noah , 22, dhe djalin Braison, 27.

Foto: Getty

Në vitin 2010, Billy Ray bëri kërkesë për divorc përpara se ta revokonte peticionin më pak se gjashtë muaj më vonë.

“Kam hequr dorë nga divorci. Dua të bashkoj përsëri familjen time”, tha këngëtari i “Achy Breaky Heart” në një intervistë për The Vieë në atë kohë.

Tre vjet më vonë, Tish bëri një tjetër kërkesë divorci në qershor, por ajo dhe Billy Ray më vonë u thanë fansave se ata përmirësuan me sukses marrëdhënien e tyre përmes këshillimit për martesën.