Kurti thotë se në maj udhëton për në SHBA, tregon se me kë do të takohet

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka komentuar sot fotografinë e ambasadorit serb në SHBA, Marko Gjuriq me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Sipas Kurtit, Gjuriq dhe Biden janë takuar fare shkurtimisht dhe se kjo është një gjë që e bëjnë të gjithë ambasadorët e akredituar.

Ka takuar fare shkurtimisht, më shumë për foto se për bisedë, Presidentin. Të gjithë ambasadorët e akredituar në Washington D.C, iu bie ta bëjnë këtë gjë, prandaj besoj që është e padrejtë, e gabueshme dhe e dëmshme që të fryhet kjo gjë përtej domethënies protokollare që ka”, ka deklaruar Kurti.

Poashtu kryeministri Kurti tha se në maj do të realizojë vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Në maj do të udhëtoj për në ShBA, për takime zyrtare atje. Do të takohem me politikanë, diplomatë, udhëheqës, por edhe me mërgimtarët, studentët dhe komunitetin e biznesit”, ka deklaruar Kurti.