Ish-përfaqësuesi zviceran në Këshillin e Evropës, Dick Marty, po ruhet në kushte të rrepta tash e 14 muaj nga forcat policore zvicerane.
Në bodrumin e tij, po qëndrojnë policia ku janë të pajisur me mitralozë e granata dore. Kështu po raporton mediumi zviceran ‘Aargauer Zeitung’, duke shtuar se sa herë që Marty del nga shtëpia, detyrohet të vendos anti-plumb.
“Sigurohet Marty në afërsi, mbrohet nga afër sa herë që del në hapësira publike dhe vendosen masa teknike mbrojtëse në zonën e banimit të tij”, thuhet në detajet e dhëna nga mediumi zviceran.
“Për katër muaj e gjysmë, forcat speciale të armatosur deri në dhëmbë thuhet se kanë mbrojtur shtëpinë e Marty-t në Ticino. Madje ata zunë dhoma në bodrum, të pajisur me mitralozë dhe granata. Edhe sot Marti del nga shtëpia vetëm me jelek anti-plumb, i shoqëruar nga dy automjete me forcat e sigurisë”, detajon më tej artikulli i ‘Aargauer Zeitung’.
Në një intervistë me transmetuesin publik zviceran RTS të dielën, Marty tha se kishte oficerë të armatosur të mbrojtjes që po ruanin shtëpinë e tij që nga fundi i vitit 2020.
“Kërcënimi me sa duket vjen nga qarqe të caktuara të shërbimeve të inteligjencës serbe, të cilët i kërkuan botës së krimit, vrasësve profesionistë, të më likuidojnë thjesht për t’ua vënë fajin kosovarëve”, tha Marty për mediumin.