Inter duan ta shesin Alexis Sanchez, ai fiton më së shumti në skuadër dhe ka kontratë deri në vitin 2023

Alexis Sanchez pritet të jetë largimi i parë nga skuadra e Inter gjatë merkatos së verës.

Sulmuesi kilian, Alexis Sanchez është lojtari që fiton pagën më të madhe te skuadra e Inter dhe emri i tij lidhet me një largim të mundshëm nga ‘Zikaltërit’.

Mediat italiane insistojnë se Inter janë të vendosur ta shesin 33 vjeçarin.

Alexis ka kontratë me Inter deri në qershor të vitit 2023, por shumë pak njerëz tek Inter besojnë se ai do të jetë pjesë e skuadrës vitin tjetër.

Me Joaquin Correa të rikuperuar nga lëndimi, Alexis nuk është më pjesë e planeve të Simone Inzaghi.

Në pesë ndeshjet e fundit në Serie A, Alexis ka bërë vetëm dy paraqitje nga banka rezervë, me një total prej 39 minutave.