Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është deklaruar sot në seancën ku po diskutohet lidhur me politikën e jashtme.
Me këtë rast, Gërvalla deklaroi se pas pushtimi të Ukrainës dhe sulmeve të sigurisë dhe paqes globale, Kosova iu bashkua shteteve demokratike në ndërmarrjen e veprimeve dhe masave që ndëshkojnë Rusinë në bazë të sanksioneve.
“Jo Amelika, Amelika, por kështu tregohet partneriteti strategjik dhe ku qëndron Kosova.Prandaj për mua në këtë takim të sotëm, më vjen keq të dëgjojë nga një ish-ministër i MPJ-së që Republika e Kosovës paska nevojë të ripozicionohet në sferën e politikës së jashtme.”, theksoi Gërvalla.
Duke iu kundërpërgjigjur deputetit Enver Hoxhaj, Gërvalla tha se Kosova është pozicionuar dhe ajo e di mirë pozicionimin e saj.
“Kosova është pozicionuar dhe pozicionimin e ka shumë të qartë.Pozicionimi i Kosovës në politikën e jashtme është miqësi e përjetshme me Amerikën, partneritet me NATO-në dhe BE-në, s’ka nevojë për ripozicionim. Hoxhaj në prani të kamerave dhe deputetëve na garantoi që jo vetëm s’ka njohje të reja, por as s’do të ketë njohje të reja.Prandaj nuk e di se për çfarë e pati fjalën z.Hoxha kur foli?. Ai garantoi se s’ka dhe s’do të ketë njohje të reja e as liberalizim, e as BE, por mua më lind pyetja se ku e merr këtë vendosmëri Hoxha që Kosova mos të ketë as njohje, as liberalizim e as anëtarësim në BE.Unë s’dua ta interpretoj në atë formë, por ta lë një shije të keqe vendosmëria e Hoxhajt për të na treguar që nuk do të ketë procese në të cilat Kosova do të ketë përparim në çështjet e politikës së jashtme.”, shtoi Gërvalla.
Gjatë deklarimi të saj në Kuvendin e Kosovës, ministrja Gërvalla foli edhe për vizitat e saj jashtë vendit ku tha se pati shumë në vende nga më të ndryshmet.