Kompania shtetërore hekurudhore ka bërë të ditur se më shumë se 30 njerëz janë vrarë dhe mbi 100 të tjerë janë plagosur në një sulm me raketa ruse në stacionin e trenit Kramatorsk.
Kramatorsk ishte një nga stacionet që ende funksiononte në Ukrainë, dhe guvernatori i Donetsk tha se mijëra njerëz ishin atje në atë kohë, duke u përpjekur të hipnin në trenat jashtë zonës.
Kreu i hekurudhave ukrainase tha se stacioni ishte goditur nga dy raketa.