Kylie Jenner bën daljen e parë publike në tapetin e kuq pas lindjes së fëmijës së dytë – befason me linjat trupore

Me një të porsalindur në shtëpi, Kylie Jenner ka anashkaluar pjesën më të madhe të rrugës promovuese të shfaqjes së re të familjes së saj, “The Kardashians”.

Por, mogulja e grimit ka mahnitur me paraqitjen e saj të parë në tapetin e kuq pas lindjes së fëmijës në premierën e shfaqjes “Hulu”, në Goya Studios në Los Angeles të enjten mbrëma.

Motra më e vogël e familjes mbërriti më vonë se yjet e tjerë të spektaklit, duke bërë që të jetë në qendër të vëmendjes me një fustan lëkurë të ngushtë, i cili tregonte fizikun e saj të tonifikuar.

Kylie Jenner (Foto: MEGA)

Kylie, 24-vjeçe, pozoi para kamerës me fustanin e bardhë, që paraqiste një dekolte të prerë të stolisur me lule.

Kjo njëherësh ishte dalja e parë në tapetin e kuq për Kylie që nga lindja e fëmijës së saj të dytë, një djalë i cili lindi më 2 shkurt 2022.

Kylie Jenner (Foto: MEGA)

Kylie dhe partneri i saj, reperi Travis Scott, gjithashtu prindër të vajzës Stormi, katër vjeçe, kanë qenë më të distancuar në këtë periudhë, me mungesën e paraqitjeve të tyre publike gjithashtu pas tragjedisë së koncertit të “Astroworld”, ku mbetën të vdekur dhjetë persona.

Djali i Kylie dhe Travis quhej Wolf, por që atëherë ata kanë vendosur ta ndryshojnë atë dhe nuk kanë zgjedhur ende të publikojnë emrin e ri. 

Kylie Jenner (Foto: Instagram)