Jennifer Lopez ka ndezur thashethemet për një fejesë me Ben Affleck, pasi është fotografuar duke mbajtur një unazë të madhe diamanti në dorën e majtë, në fotografitë e reja të publikuara nga paparacët të enjten.
Këngëtarja e “Jenny From the Block”, 52-vjeçe, ishte parë duke blerë mobilie me vajzën e saj 14-vjeçare, Emme, në Culver City, Los Angeles.
Lopez ishte veshur elegante për një dalje të rastësishme, një fustan të shkëlqyeshëm dhe syze dielli të mëdha.
Ndërkohë Emme u shfaq komode me një palë xhinse, një pulovër dhe atlete ‘converse’.
Vetëm dy muaj më parë, Lopez ishte në një turne promovues për filmin e saj të ri, “Marry Me”.
Ylli i filmit i tha Ellen DeGeneres se nuk mund ta kishte “menduar kurrë” rikthimin së bashku me regjisorin e “Argo”, por shtoi: “Është një gjë e bukur”.
Ajo dukej se kishte në mendje dasmën në atë kohë, sepse kishte veshur edhe një fustan nusërie në premierën e filmit.
Lopez dhe Affleck, 49 vjeç, u njoftuan thuajse dy dekada më parë kur çifti u fejuan për herë të parë.
Megjithatë, ata u ndanë në vitin 2004, por tu bashkuar sërish në vitin 2021.
Lopez u martua me Marc Anthony në qershor 2004, me të cilin pati dy fëmijë: binjakët Emme dhe Max, të lindur në 2008.
Affleck u martua me Jennifer Garner në qershor 2005 dhe kanë bashkë fëmijët: Violet, Seraphina dhe Sam.