Sindikata e Infermierëve të Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se i ka dërguar ftesë publike Ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi për një takim urgjent, mirëpo ende nuk kanë marrë përgjigje.
Kjo sindikatë ka publikuar kërkesat e tyre drejtuar ministrisë dhe po kërkojnë reflektim nga Ministria dhe ministri Latifi.
Kërkesa e plotë:
I nderuar Ministër i Shëndetësisë,z. Rifat Latifi
Sindikata e Infermierëve të Kosovës kërkon që në mënyrë që t’u shmangemi veprimeve sindikale, e të cilat pas grevës paralajmëruese të datës 05/04/2022 vetëm se do përshkallëzohen, nga të cilat padyshim që pasojat do i vuajn vetëm qytetarët e Republikës së Kosovës, të ndani një kohë nga agjenda juaj për një takim urgjent lidhur me kërkesat e Sindikatës së Infermierëve të Kosovës dhe komuniteteve infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor si dhe gjetjen e modaliteteve në mënyrë që këto kërkesa të gjejnë një zgjidhje sa më të shpejtë.
Konsiderojmë që realizimi i tyre nënkupton rritje të përgjegjësisë, llogaridhënies si dhe rritje të cilësisë së shërbimeve dhe ndëhyrjeve infemierore, me ç’rast do përfitonin të gjithë.
Kërkesat janë si në vijim :
Koeficienti i pagave 7.1 për të gjithë infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësor, bazuar në tabelaren e koeficientëve e cila u publikua së fundi, respektivisht 70% e pagës së mjekut, ashtu siç ishte dhe është deri më sot,
Rritja e menjëherëshme e pagesës së ndërrimeve të natës nga 18€ në 36€,
Të paguhet menjehërë puna shtesë, respektivisht orët shtesë për infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor, respektimi i Ligjit të Punës
Të paguhet menjëherë rrezikshmëria në punë për infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor, respektimi i Ligjit të Punës,
Të paguhet menjëherë puna gjatë vikendeve për infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor, ashtu siç u paguhet mjekëve, respektimi i Ligjit të Punës
Kthimi i Departmentit të Infermierisë brenda SHSKUK-së dhe QKUK-së,
Përfaqësimi i komuniteteve tona në Bordin e SHSKUK-së.
Infermierëve të cilëve tani do u skadojnë kontratat e punës, e të cilët janë pranuar nga MSH si mbështetje në luftimin e pandemisë COVID-19 t’u vazhdohen kontratat e punës.
Duke pritur reflektimin tuaj dhe duke besuar në vullnetin tuaj të mirë që t’i përgjigjeni çasjes sonë proaktive në promivimin dhe dhënien e mundësisë dialogut social, presim përgjigjien tuaj.