Disa raste të falsifikimit të parasë në Prishtinë, një person i arrestuar në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar për disa raste të falsifikimit të parasë në Prishtinë, ndërsa lidhet me një rast tjetër të falsifikimit të parasë është arrestuar një person në Prizren.

Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Falsifikim i parasë

Rr. Robert Doll, Prishtinë, 18.03.2022 – 08:32. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është deponuar një kartëmonedhë 100 euro e cila dyshohet se mund të jetë e falsifikuar. Rasti është duke u hetuar.

Rr. Enver Maloku, Prishtinë, 06.04.2022 – 08:32. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është hasur në një kartëmonedhë 100 euro e cila dyshohet se mund të jetë e falsifikuar. Rasti është duke u hetuar.

Rr. Hasan Prishtina, Obiliq, 01.04.2022 – 08:32. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është deponuar një kartëmonedhë pre 50 euro e cila dyshohet se mund të jetë e falsifikuar. Rasti është duke u hetuar.

Rr. Ahmet Prishtina, Prizren, 26.09.2021 – 14:25. Pas një pune hetimore më 07.04.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.