Dikur ndër më të mirët në botë – ja cila është gjendja fizike e Wesley Schneider tani

Në vitin 2010, kur Interi fitoi tripletën, një ndër lojtarët kyç të skuadrës ishte Wesley Schneider.

Lojtari madje u fut në listën e ngushtë për ta fituar “Topin e Artë”, falë paraqitjeve mbreslënëse me “Nerazzurët” dhe kombëtaren e Holandës.

Sic do të shprehej vetë ai vite më vonë, përkundër që nuk u kurorëzua asnjëherë me këtë çmim, ai e ka shijuar futbollin dhe jetën jashtë këtij sporti tej mase, shkruan lajmi.net.

Tashmë kur ka mbushur 37-vjet, duket se më shumë po e intrigon kjo e fundit. Gjendja fizike e lojtarit  ka ndryshuar dukshëm, ku vërehet lojtari ka shtuar shumë kilogramë.

 

Lojtari së fundi luante për skuadrën e Al Ghafaras. Pas kësaj eksperience lojtari do t’i “varte këpucët në gozhdë”.