Kryetari i degës së LDK-së në Podujevë, Ekrem Hysen ka njoftuar për vdekjen e Avdi Jusufit.
Hyseni ka bërë me dije se i ndjeri ishte ka dhënë kontribut të veçantë edhe për degën e LDK-së në Llap, ku për një kohë shërbeu edhe në strukturat më të larta.
Postimi i plotë i Hysenit:
Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të veteranit të arsimit llapjan, Avdi Jusufi.
Arsimtarin Avdi, do ta kujtojmë përherë për kontributin e dhënë në arsimimin dhe edukimin e shumë brezave gjatë punës së tij në arsim.
Ai, po ashtu dha kontribut të veçantë edhe për degën e LDK-së në Llap, ku për një kohë shërbeu edhe në strukturat më të larta.
Në këto momente pikëllimi shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Jusufi dhe të gjithë bashkëveprimtarët e bacës Avdi.