Ukraina e Rusia kanë arritur një marrëveshje mëngjesin e sotëm. Sipas zëvendëskryeministres së Ukrainës Iryna Vereshchuk, Rusia dhe Ukraina ranë dakord për hapjen e njëmbëdhjetë korridoreve humanitare.
Hapja e këtyre korridoreve do të lejojë. popullsinë civile të largohet në mënyrë të sigurt nga zona e luftës.
Zelensky ka thënë se refugjatët në Mariupol janë të varur nga automjetet e tyre dhe se me marrëveshjen e re duhet të garantohet siguria e tyre.
Në fillim të kësaj jave, një grup i Kryqit të Kuq i ngarkuar me organizimin e evakuimit të njerëzve në Mariupol u arrestua dhe u kthye prapa në punën e tyre.