Trixa i dërgon mesazh Donaldit: Unë supër femër, ti s’më vlerësove

Beatrix Ramosaj vazhdon e dërgon mesazhe të koduara drejt Donaldit.

Të njëjtë gjë e ka bërë edhe së fundi përmes një video në ‘TikTok’.

Në mesazhin e saj ajo shprehet se është super femër, i rrinë meshkujt nga mbrapa dhe se nuk është vlerësuar sa duhet, fjalë këto që u interpretuan si një mesazh për Donaldin.

Së shpejti Triksa pritet të nxjerrë këngën e saj të radhës që do jetë në bashkëpunim me Dj Geek, partnerin e këngëtares së njohur Dafina Zeqiri.

Kënga e fundit e Triksës, “Pa Faj”, ishte një mesazh dashurie për Donaldin, ajo e publikoi gjatë kohës kur aktori ishte brenda në “BBV” dhe tregonte ndjenjat e saj.

Kënga u pëlqye shumë dhe numëron miliona në ‘Youtube’.