Partia Social Demokrate ka dorëzuar në Prokurorinë Themelorë në Prishtinë, kallëzimin penal ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, me rastin e deklarimit të tij si veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Dorëzimin e këtij kallëzimi po e bëjnë kryetari i kësaj partie Dardan Molliqaj bashkë me nënkryetarin Zgjim Hyseni.