LIVE: Kuvendi i Rregullt Zgjedhor i FFK: Agim Ademi merr besimin edhe për katër vite të tjera

Në ora 11:00 ka nisur Kuvendi i Rregullt zgjedhor i FFK, për zgjedhjen e kryetarit t të ri. Vetëm Agim Ademi ishte kandidat për këtë post. Ai ka marrë besimin e delegatëve prezent (43).

11:54 Agim Ademi merr besimin e delegatëve edhe për një tjetër mandat në krye të FFK, me vendim unanim. Asnjë kundër, asnjë abstenim.

11:42: Fjalimi i Agim Ademit:Ju falënderoj për pjesëmarrjen dhe për ndihmën në këtë program. Ky është më shumë punë e juaja. Të nderuar të pranishëm (përmend të gjithë). Jam shumë i lumtur sot që kam këtë përkrahje dhe realisht mandati im sot fillon, sepse unë konsideroj se ju keni respektuar punën time dhe personalitetin tim gjatë kësaj kohe, sepse mora mandatin nga një legjendë e jona. Ishte e vështirë në atë kohë kur ishim të pazhvilluar. Ishte nderi më i madh që pasova Fadil Vokrrin, nuk është e lehtë. Ai emër dallon me emrin tim, por gjithsesi jam munduar që me punë të afrohem atje. Edhe pse isha futbollist, emri im dallon. Falënderoj Fadilin që bashkëpunuam. Ai është në amshim por la gjurmë dhe do të jetë përherë në zemrat tona. Do ta përmendim gjithnjë edhe përmes objekteve siç kemi stadiumin në Prishtinë. Pra, programin tim e filloj nga qeverisja e mirë dhe rpaortet e mira me FIFA e UEFA. Kur them raporte të mira, mendoj për institucionet si ministria. Asnjë projekt nuk është refuauzar as kthyer nga FIFA e UEFA. Me KOK kemi qenë gjithmonë mirë dhe kanë vlerësuar punën tonë. Normalisht edhe ne kemi qenë të rreshtuar pas KOK. Me ministrinë e Sportit kemi një ministri që gjithmonë ka bashkëpunuar me ne. Adhuroj këto projekte me ministrinë, komunat sidomos në infrastrukturë, ku kemi çaluar dhe çalojmë akoma. Do të punojmë deri kur të kemi stadiume për secilin cep dhe skuadër. Gjithçka falë suportit nga UEFA, FIFA, MInistria dhe sponsorët e tjerë që janë ofruar për ne dhe kanë begatuar emrin e FFK dhe ekonominë e saj. Si projekt prioritar dhe projektin më të madh që shoh në këto 4 vite ka qenë masovizimi – ndonëse të gjithë thonë VAR – por pikërisht këto afruan masovizimin. Me ardhjen tonë, ne kemi pasur dikur 8421 futbollistë, sot kemi mbi 12 mijë futbollistë. Kemi kriju masivizim të futbollit përmes kushteve duke joshur talentët tanë. Futbollin e femrave e kemi zhvilluar shumë sepse ka filluar atë kohë. Përveç klubeve, kemi bërë edhe tri ekipe kombëtare. Kjo do të thotë shumë për ne. Tani do të vazhdojmë me të si prioritet. Edukimi: kemi ecur mirë. Deri sot janë licencuar 534 trajnerë, 137 të kategorisë B, në maj fillojmë me licencën UEFA A. Falënderim për UEFA sepse nuk kishin asnjë vërejtje prandaj do të marrim edhe kategorinë A. Përveç trajnerëve, kemi edukuar edhe gjyqtarë. Jam i lumtur që sot kemi 13 gjyqtarë me stema të UEFA. Kombëtarja dhe ecuria: Jemi dëshmitarë për kombëtaren. Jemi krenarë, e thanë edhe parafolësit. Jemi duke tentuar. Shohim kualitetin dhe padyshim synojmë kualifikimin gjatë këtij mandati. Infrastruktura: Kampi nacional, terrene të klubeve të Superligës. Përmirësohemi vazhdimisht. Projektet e ardhmërisë: kemi futur futbollin nëpër shkolla. Futbollin e rrugës do ta aktivizojmë (futbollin spontan) për të marrë talentët tanë. Futbolli i diasporës është pjesë tjetër që përkrahim përmes projekteve të veçanta me kampe. Kemi funksionalizimin e ligës U21. Rritja e kapacitetit të stadiumit ‘Fadil Vokrri’ është e domosdoshme. Do ta bëjmë deri në 22 mijë ulëse. Kompletimi i kampit nacional në Hajvali, ndërtimi i fushave për 7 regjione. Secila do ta ketë nga një fushë. Qendra nacionale për të rinj, në Obiliq do të fillojë. Ishte e miratuar nga UEFA. Dhe në fund, si projekt tonin e kemi që të gjitha stadiumet tona të qyteteve do t’i bëjmë me reflektorë. Futbollin e kthejmë në mbrëmje të jetë më atraktiv. Shërbimet e FFK do të jenë digjitale. Futbolli do të jetë digjital, pa letra. Platformë për shitjen e biletave të klubeve. Klubet mund të shohin sa shikues kanë. Projektet e veçanta janë akademia e futbollit, sigurimi shëndetësorë për futbollistët e superligës dhe ligës së parë. Unë ju falënderoj shumë që i keni besu këtij vizioni dhe më keni dhënë përgjegjësi të madhe që do të vazhdojë. Por, mos mendoni se tash që më jepni besimin, nuk është vetëm dhënie e besimit por kam nevojë t’iu kem pranë sepse vet Agim Ademi nuk e përmirëson dot futbollin. Ju jeni ata që e përmirësoni futbollin siç keni bërë edhe në kushte më të vështira”.


11:40 
“Votohet pro të propozuarve për Komision Votues, me një abstenim dhe të tjerët pro.

11:39 Miratohet raportimi i Komisionit Verifikues, bashkangjitur me agjendë. Nuk ka kundër. Nuk ka abstenime.

11:37 Komisioni Verifikues jep dritën e gjelbër. Kuorum i mjaftueshëm me 43 delegatë.

11:30 Votohet pro anëtarëve të propozuar për komision verifikues. Nuk ka kundër, nuk ka abstenim.

11:29 Votohet pro miratimit për rendin e ditës. Asnjë votë kundër, asnjë abstenim

11:27 Unanimisht votohet pro miratimit të propozimit për mirëmbajtësin e procesverbalit.

11:25 Unanimisht votohet pro delegatëve dhe delegatët i bashkohen z.Burri për të drejtuar kuvendin

11:24 :Burri: Përshëndes të pranishmit, nuk do të kisha dashur të humbi kohë. Vazhdojmë me agjendën e zgjedhjes (nuk ka sinjal)….

11:14 Alessandro Gramaglia: “I dashur Agim, të dashur anëtarë të FFK, të dashur miq të futbollit të Kosovës. Të dashur përfaqësues të tjerë. Ne jemi shumë të lumtur që jemi këtu. Jam i lumtur që jam këtu, është hera ime e parë në Kosovë. Është nder të jem këtu. Së pari do të doja t’iu përcjell mesazhin dhe përshëndetjet nga presidenti i FIFA, Gianni Infantino, sekretares së përgjithshme dhe si nga gjithë administrata e FIFA. Java e kaluar ishte shumë javë e rëndësishme për FIFA në historinë e re. Ishte hera e parë që nga fillimi i COVID-19 që FIFA mund të mblidhej në një takim me prezencë fizike, për të diskutuar për Kupën e Botës 2022. FIFA ishte jashtëzakonisht e lumtur që mirëpriti edhe Kosovën, të përfaqësuar nga presidenti Ademi, në kongresin e FIFA për Kupën e Botës. Ky event përfaqëson event të rëndësishëm sepse na lejon të takohemi përsëri dhe të shohim fytyra që nuk kemi takuar nga viti 2019. Të kishim mundësinë të takoheshim dhe të diskutonim me të gjithë për problemet e futbollit. Kalova shumë pak orë këtu në Kosovë, sepse erdha mbrëmë vonë, por mund të ndjejë pasionin për futbollin në këtë vend. Përkundër se Kosova nuk u kualifikua në Kupën e Botës, por jam i sigurt se kjo do të arrihet në vitet e ardhshme, me investime në infrastrukturë dhe te të rinjtë. Vullneti dhe dëshira është e gjallë. Siç jeni në dijeni, FIFA dhe FFK bashkëpunojnë dhe posaqërisht në programe si ‘Forward’. Ne kemi kënaqësinë që shohim zhvillime në futbollin e Kosovës dhe që ka të harmonizuar secilën rregullore sipas FIFA dhe UEFA. Kemi pasur kënaqësinë edhe për faktin që Kosova ka zbatuar projektin e VAR. Kemi pasur mundësi ta përkrahim këtë projekt dhe ky projekt ndodhi fillimisht në shtete të tjera, por jemi të lumtur që edhe Kosova zbaton këtë. Më në fund, dua të shfrytëzoj mundësinë për thirrje për unitet në futboll dhe për qeverisje të mirë në struktura të futbollit. Inkurajojmë FFK për të vazhduar kontaktin me FIFA dhe UEFA dhe të rishikojë statutet e veta për të qenë gjithmonë në harmoni me pikat më të mira të FIFA dhe UEFA. Dua t’iu siguroj të gjithëve në këtë dhomë që do të keni gjithë mbështetjen tonë për FFK në çdo proces të rishikimit të statuteve dhe në përjgithësi mbështetje për progres në futbollin e saj. Dhe meqë kjo ditë e sotme është shumë e rëndësishme për kuvendin zgjedhor, s’më mbetet më shumë sesa t’iu dëshiroj ditë produktive.”

11:07 Armando Duka për fjalë rasti: “Të dashur anëtarë të FFK, është nderë dhe privilegj për mua të jem këtu në këtë mbledhje të rëndësishme për futbollin e Kosovës, së bashku me figura të rëndësishme të sportit, qeverisjes dhe sportit në Kosovë dhe jashtë saj. Me mikun tim, presidentin z.Ademi, që dua ta përshëndes që pati suksese në futbollin e Kosovës. Përfaqësuesit e ministrisë së Sportit, përfaqësues të UEFA dhe FIFA, përfaqësues të Federatës së Maqedonisë së Veriut, që na mërziti dy herë; një herë që eliminoi Italinë dhe që u eliminua vet më pas. Dua të përshëndes edhe ish-presidentit, ikonën Fadil Vokrri, që dua ta përshëndes me një duartrokitje. Më lejoni t’iu përcjell përshëndetjet të komitetit ekzekutiv të UEFA dhe presidentin Aleksandër Ceferin që së shpejti do të vizitojë Kosovën dhe të vlerësojë punimet. Futbolli në Kosovë ka parë shumë zhvillime pozitive, sidomos pas pranimit të FFK në UEFA dhe FIFA. Projektet kanë qenë të mëdha në infrastrukturë, riorganizimi. Padyshim është një organizatë që mund të menaxhojë jo vetëm gara, por gjithçka. Janë vizionarë për futbollin në Kosovë. Kemi parë zhvillime konkrete në infrastrukturë që FFK nën drejtimin e presidentit Ademi ka ditur ta bëjë psh qendrën në Hajvali, përmirësimi i zyrave ku jemi sot. Kjo tregon se jemi në rrugën e mbarë për suksese të mëtejshme. Zhvillimet e futbollit të Kosovës shihen në të gjitha parametrat. Shihen në riorganizim më të mirë të klubeve. Në kohë të shkurtër, ndryshimet ishin të mëdha. Klubet kosvoare në pjesëmarrjen e tyre në Evropë – nga 3-4 – shihen rezultatet e ekipit kombëtar, që në Nations League gati na bëri pjesëmarrës në Euro 2020, apo edhe me barazimin ndaj Zvicrës që mendoj se nuk është pak. Vendimet e juaja tregojnë se kanë qenë të drejta. Është sot ditë e rëndësishme. Do të zgjidhni presidentin për katër vite të ardhshme. Uroj të kemi asamble të mbarë. Uroj të shohim zhvillime akoma më të mëdha. Padyshim është loja më e dashur në botë, shpresoj të jetë kështu edhe sot. Të mbetet një lojë sportive. Të gjithë ne që jemi këtu në sallë apo jashtë salle, të sillemi siç duhet. Nuk jemi armiqë në asnjë pikë. Çdo lloj kritike për drejtimin e FFK është frytdhënëse. I ftoj gjithë ata që janë këtu, ftoj presidentin që është kandidati i vetëm dhe duket se do ta drejtojë për katër vitet e ardhshme, ta bashkojë më shumë futbollin kosovar. Objektivi ynë ëhstë vetëm futbolli. Faleminderit.”

11:05 Kryetari i KOK, Ismet Krasniqi për fjalë rasti: “Përshëndetje të gjithëve. I nderuari kryetar, Agim Ademi. Të nderuar delegatë. Të nderuar përfaqësues të departamentit të sportit, të nderuar përfaqësues të UEFA dhe FIFA….  KOK ka ndjekur me vëmendje këtë proces. Siç jemi deklaruar më parë, deklarohemi edhe këtu. Kërkojmë nga ju të respektohen të gjitha aktet normative. Ndodhem këtu për të monitoruar këtë Kuvend, ku shpresoj të shkojë gjithçka mbarë, në suaza të Fair Play. KOK do të vazhdojë të ketë raporte të mira me FFK, për të avancuar futbollin si sportin më masiv në vendin tonë. Kombëtarja e futbollit na ka bërë krenarë me sukseset e tyre. Jo rastësisht stadiumi ‘Fadil Vokrri’ del të jetë i vogël për interesimin. Javë më parë KOK ndau çmim special për Amir Rrahmanin, kurse kombëtarja e vajzave U17 u shpall më e mira. Ju uroj suksese dhe faleminderit”.

11:02 Ushtruesi i Detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm, Taulant Hodaj thotë fjalën hyrëse të Kuvendit Zgjedhor të FFK.

“Me anë të këtij Kuvendi i japim përgjigje sfidave. Sot kur do të zgjedhim edhe udhëheqësinë e FFK edhe zërin e futbollit ku do të adresohen të gjitha sfidat. Të njëjtën kohë zgjedhim edhe udhëheqësin e futbollit të Kosovës. Përmes prezencës tuaj na bëni të ndihemi krenar dhe të ndihemi mirë për veprimet tona të mëtutjeshme. Ju falënderoj në emër të FFK për pjesëmarrjen tuaj. Pa e zgjatur shumë, më lejoni t’iu falënderoj edhe një herë. Kam nderin të hapi punimet për Kuvendin tonë. Më lejoni të përshëndes edhe mysafirët tonë nga FIFA dhe UEFA. Është nderë t’iu kemi këtu. Faleminderit për pjesëmarrjen në këtë event shumë të rëndësishëm për futbollin kosovar. Ditë të mbarë dhe të suksesshme”.


 

11:00: Nis punimet Kuvendi Zgjedhor


10:58 Federata e Futbollit e Kosovës pritet të konfirmojë emrin e radhës që drejton këtë institucion për katër vitet e ardhshme, përcjell lajmi.net.

Kryetari aktual, Agim Ademi kërkon sot besimin nga delegatët edhe për një tjetër mandat. Ai nuk ka kundërkandidat, pasi Gramoz Vokrrit iu hodh poshtë kandidatura, si pasojë e mos-plotësimit të dokumentacionit të nevojshëm.

Në këtë Kuvend Zgjedhor nuk do të jenë të pranishme mediat, përveç platformës ‘Art Motion’ që jep transmetimin direkt.