Presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe presidenti rus Vladimir Putin zhvilluan një bisedë telefonike përgjatë ditës së sotme.
Sipas Kuririt, mediumit të afërt me Vuçiqin, Putini e ka uruar presidentin serb për fitoren në zgjedhje, ndërsa Vuçiq i tha Putinit se do të vazhdojë ta udhëheqë Serbinë duke i ruajtur marrëdhëniet e tij të sinqerta dhe tradicionale me Rusinë.
Më tej, thuhet se të dy kanë analizuar situatën ekonomike dhe marrëdhëniet dypalëshe. Temat ishin energjia dhe tregtia, me ç’rast raportohet se Vuçiq iu ankua Putinin për vështirësitë me të cilat ballafaqohet Serbia gjatë importimit të naftës bruto.
Ata deklaruan gjithashtu se kontrata e gazit skadon më 31 maj dhe se bisedimet për vazhdimin e bashkëpunimit duhet të nisin urgjentisht.