Edhe në Kosovë largohen nga tregu disa seri të “Kinder”

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës ka vendosur që të heqë nga tregu disa produkte “Kinder”, pas raportimeve në vende të tjera të botës se në to është gjetur bakteri salmonelë.

“Menjëherë kemi nisur hulumtimet mbi mundësitë e shitjes së këtij produkti edhe në vendin tonë. Edhe pse deri më tani asnjë nga produktet Kinder të tregtuara në Kosovë nuk ka ndonjë analizë që ka rezultuar pozitiv në salmonelë, përderisa ne kemi mandatin për mbrojtje të konsumatorëve i cili është edhe prioritet i yni, në koordinim dhe me njoftim të prodhuesit, si masë paraprake është vendosur tërheqja e produkteve Kinder sipas llojeve dhe serive”, thuhet në njoftimin e kësaj agjencie.

Sipas AUV-së, prodhuesi në koordinim me distributorin kanë vendosur për të tërhequr vullnetarisht këto produkte të specifikuara.

AUV rakomandon që konsumatorët që kanë blerë ndonjë nga produktet përkatëse si në tabelën e mëposhtme, të mos i konsumojnë ato, por t’i kthejnë te distributori.