Andrew Garfield ndahet nga modelja Alyssa Miller

Andrew Garfield dhe Alyssa Miller tani janë vetëm miq.

Aktori i “The Spider-Man: No Way Home”, 38 vjeç dhe modelja u ndanë një muaj më parë, ka thënë një burim për People, megjithëse të dy kanë arritur të mbajnë raportet shoqërore.

Të hënën (4 prill), Miller u shfaq për të adresuar raportet për ndarjen e tyre, duke ndarë një foto të saj me Garfield në Instagram.

“Nëse duhet të bëni thashetheme, të paktën përdorni një foto të lezetshme. Të dua AG”, ka shkruar ajo sipër imazhit, shkruan People.

Miller ka qenë e lidhur me Garfield që nga vjeshta e kaluar, dhe për herë të fundit ata u fotografuan së bashku në “Screen Actors Guild Awards” më 27 shkurt.

Ata nuk u fotografuan së bashku në “Oscars 2022” më 27 mars, ku Garfield u nominua për aktorin më të mirë për “Tick, Tick … Boom!”.

Modelja e “Sports Illustrated” më parë kishte lidhje me Jake Gyllenhaal, me të cilin u ndanë në vitin 2014.

Garfield për herë të fundit nxiti thashethemet për lidhje në vitin 2019 pasi u pa nga një fans me aktoren Aisling Bea në një shfaqje të Hamilton në Londrën Perëndimore.

Këto thashetheme për lidhje erdhën pas ndarjes së Garfield nga këngëtarja Rita Ora.

Ai gjithashtu më parë ishte në lidhje me aktoren e “Amazing Spider-Man”, Emma Stone, megjithëse dyshja i dhanë fund lidhjes së tyre katërvjeçare në vitin 2015.

Aktori ka folur për pikëpamjet e tij mbi dashurinë gjatë një pyetje dhe përgjigje me IMDb ndërsa promovonte filmin e tij “Under the Silver Lake” në prill 2019.

“Unë besoj në dashuri me shikim të parë, por gjithashtu besoj se do ta donit absolutisht këdo nëse do ta dinit historinë e tyre”, ishte shprehur ylli i filmit kur u pyet nga një fansa.