22 foshnje u lindën gjatë 24 orëve të fundit në QKUK

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Klinikën e Gjinekologjisë së QKUK-së, gjatë 24 orëve të fundit kanë lindur 22 foshnje.

Sipas njoftimit, gjashtë nga totali i lindjeve janë kryer me operacion.

“15 foshnje i takojnë gjinisë mashkullore dhe 8 gjinisë femërore, derisa një nën lindi binjakë”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.

Tetë shtatzëna, të cilat kanë lindur gjatë 24 orëve të fundit në këtë klinikë, janë bërë nëna për herë të parë.