Të gjithëve na kujtohet vajza bionde që këndonte me grupin Tingullin Trent, “Ai është i trend”. Bëhet fjalë për Fatime Kosumin, e cila rreth dy dekada më parë theu tabutë e kohës dhe u kthye në personazhin më të përfolur.
Sot pas shumë vitesh, ajo ka ndryshuar shumë që nga pamja brune dhe deri te muzika që bën.
Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Fatimja tregoi se jeton në Berlin, ku ushtron edhe këngën. Ajo madje rrëfeu edhe një histori që i kishte ndodhur në një parukeri kur kishte ardhur në Kosovë.
“Hip-hopi nuk është bota jem primare, në aspektin artistik ku unë mund ti jap asaj. Disa artista e dinë menjëherë se çfarë është gjuha e tyre muzikore, kështu ndodhi edhe me mua.
Mua nuk më vjen keq kur ma kujtojnë këtë këngën. Është fakt që ka qenë kënga ime më e suksesshme. Mua më ka gëzuar tepër ky projekt.
Mua me vjen me qesh. Para 1 viti në Kosovë isha te parukieri dhe më tha kur qesha këta dhëmbë po I njoh, mos je ti ajo me Tingullin Trent. Edhe i thash që jam unë.
Unë kam jetuar në Berlin dhe ka qenë një shkollë muzikore. Sepse nuk mundesh me e shit diçka shumë lehtë, sepse ka njerëz të cilët e kanë bërë shumë më mirë se ti më herët. Unë kisha thënë që Berlini më ka ndihmuar me e gjet gjuhën time më herët.
Hapat e para i kam pasur në Prishtinë, unë kam lindur në një fshat dhe hapat e para si çdo vajzë shqiptare I kishin të vështira barrierat. Prindërit e mi ishin ndër të parët që kishin ikur jashtë shtetit. Ardhja në Prishtinë për mua ishin qejfi i lirisë”, rrëfeu Fatimja.