Të shtëna me armë zjarri në drejtim të një veturë në Klinë, qytetarit i thyhen xhamat

Një qytetar në Klinë ka raportuar se përderisa ka qenë duke lëvizur në veturën e tij, ka dëgjuar dy të shtëna me armë zjarri dhe kishte vërejtur se dy xhamat e pasmë të veturës iu kishin thyer.

“Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar një predhë të fishekut 9 mm.”, thuhet në njoftimi për media.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet nga njësitë relevante.