Punimet në rrjet, KEDS-i tregon cilat zona do të mbesin pa rrymë nesër

KEDS ka bërë të ditur se gjatë ditës së nesërme do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të vendit.

Sipas njoftimit, ndërprerja e rrymës do të ndodh për shkak të punimeve që do të kryhen në rrjet.

Punimet do të kryhen nga ekipet e KEDS-it, ndërsa janë të domosdoshme për siguri të sistemit.

Njoftimi i plotë:

06.04.2022

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

Ferizaj

1.

NS 35/10(20)[kV] Magure do të ndërprehet:

Dalja 20[kV] Drenica (kodi: 41048001) nga ora 13:30 deri në ora 15:30

Vendet: fshatrat: Baicë, Fushticë e Poshtme, Fushticë e Epërme, Kishnarekë, Krajmirovc, Krojmir, Mirenë, Nekoc, Resinoc, Rrezja (një pjesë) dhe Shalë.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri të sistemit, vendosja e trafos 400kV, rritje e fuqisë.

 

2.

NS 35/10[kV] Ferizaj III do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Doganaj(kodi: 40042004) nga ora 10:00 deri në ora 12:00

Vendet: fshatrat: Doganaj, Dubravë, Pleshinë, Pleshinë e Eperme dhe e Poshtëme, Zaskok dhe një pjesë e rrugëve Naim Beka dhe Ilirias.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri të sistemit, vendosja e trafos 400kV, rritje e fuqisë.

 

3.

NS 35/10[kV] Shtërrpca do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Gotovusha (kodi: 40044005) nga ora 09:00 deri në ora 11:00

Vendet: Biti e Epërme, Biti e Poshtme, Brod, Drajkovce (një pjesë), Firajë, Gotovushë, Shushicë dhe Viqë.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri të sistemit, montimi i shtyllave të reja dhe demontim i shtyllave të vjetra, evitim rreziku.

Mitrovica

 

1.

NS 110/10[kV] Vushtrria 2 do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Maxhunaj (kodi: 73000011) nga ora 10:00 deri në ora 14:00

Vendet: Fshatrat: Brezhnicë (një pjesë), Ceceli, Dumnicë, Dumnicë e Ulët, Dumnicë e Mesme, Dumnicë e Epërme, Zagori (një pjesë), Maxhunaj, Nadakovc (një pjesë), Pestovë, Ropicë, Samadrexhë, Sllakovc dhe Vilanc.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri të sistemit, zëvendësimi i transformatorit të mbingarkuar Maxhunaj (Zekollët) 73000011020 me TS Dumnicë Latifaj 73000011051.

 

2.

NS 110/10[kV] Vushtrria 2 do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Ibër Lepenci (kodi: 70000012) nga ora 10:00 deri në ora 14:00

Vendet: Ibër Lepenci.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri të sistemit, ndërrimi i shtyllave 10kV, tërheqje e përçuesve dhe kontrollimi- shtimi i vajit në trafostacion.

 

Prizren

 

1.

NS 110/35/10[kV] Prizreni 1 do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Rahoveci (kodi: 30000015) nga ora 10:00 deri në ora 14:00

Vendet: rrugët: 13 Liqeni i Hasit, 15 Faik Çabrati (një pjesë), 451 Hysni Morina (një pjesë), 462 Qenë Qenaj (një pjesë), Arban (një pjesë), Atmaxhë (një pjesë); fshatrat: Krajk, Landovicë dhe Tupec.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri të sistemit, revizion në LP 10kV, ndërrimi/përforcim i shtyllave të dëmtuara.

 

Gjilan

 

1.

NS 110/10[kV] Gjilani 5 do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Bresalci (kodi: 63000010) nga ora 10:00 deri në ora 14:00

Vendet: Bresalci, Koretishta, Poneshi, Parallova, Vërbica e Zhegovcit, Kishna Polja, Sllakovci dhe Zhegovci.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri të sistemit, ndërrimi i shtyllës së tensionit të mesëm, përforcimi i rrjetit në degëzimin për Verbicë të Zhegovcit.

 

Pejë

 

1.

NS 110/10[kV] Deçani do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Juniku(kodi: 53000007) nga ora 09:00 – 09:15 dhe nga ora 15:45 – 16:00

Vendet: Rrugët: Lagjja Agim Ramadani, Lagjja Dëshmorët e Kombit, Kompleksi Banesor; fshatrat: Baballoq, Dranoc, Gacaferr (një pjesë), Lloqan, Pobergjë, Polanë, Prilep, Rastavicë, Sllup, Voksh dhe Juniku.

Arsyeja: Krijimi i kushteve të punës pa tension, largimi i urave të tensionit të mesëm.

 

2.

NS 10/0.4[kV] Gjocaj (kodi: 53000007030) do të ndërprehet nga ora 09:00 -16:00

Vendet: Lagjja Gjocaj.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri të sistemit, Pastrimi i linjave shpërndarëse nga vegjetacioni.

 

3.

NS 10/0.4[kV] Jasiqi (kodi: 53000007039) do të ndërprehet nga ora 09:00 -16:00

Vendet: Lagjja Jasiqi.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri të sistemit, pastrimi i linjave shpërndarëse nga vegjetacioni.