Oriola Marashi është një prej modeleve më të suksesshme shqiptare.
Modelja nga Shqipëria mbetet e angazhuar si imazh i markave të ndryshme të veshjes për të cilat realizon vazhdimisht fotosesione të ndryshme.
Edhe së fundmi, Oriola u shfaq e mahnitshme dhe tërë shkëlqim veshur në një fustan të gjatë me ngjyrë të bardhë me një prerje të veçantë në njërën anë.
Dukja ekstravagante e Oriolës u kompletua me një makijazh të thjeshtë dhe flokët e gjata të valëzuara i la të lira.
“Një letër dashurie”, ka shkruar Oriola në mbishkrimin e imazheve, sipër të cilave pranoi komente të shumta nga ana e miqve dhe fansave.
Ndërkohë, kujtojmë që pak ditë më parë Oriola festoi ditëlindjen e 26-të në një aheng e rrethuar me miq dhe personat e saj më të afërt.