Modelja ruse njoftoi ndarjen, Don Xhoni e “injoron”, poston foto të ushqimit

Don Xhoni është njëri ndër reperët më të suksesshëm shqiptar.

Por përtej kësaj ai vëmendje merr edhe me jetën e tij private.

Lidhja e tij me modelen ruse është përfolur shumë në mediat rozë.

E sot në media është diskutuar shumë për ndarjen e tyre, të cilin e ka bërë të ditur modelja mbrëmë përmes disa postimeve në rrjetin social.

Gjatë kohës kur modelja ruse publikoi dy shkrime në “Instastory”, Don Xhoni vendosi të postoi një fotografi duke treguar se çfarë është duke bërë për momentin kështu duke i injoruar fjalët e ish të dashurës.

“Ishte një histori e bukur, mirupafshim”, shkroi modelja ruse në fotografinë e parë duke e bashkangjitur me një emoji të zemrës së thyer. Mënyrën e përkushtimit që unë ua dhashë juve nuk jepet as nga qentë më besnik. Tani mund të jeni krenarë për vetën tuaj”, ka shkruar ajo.

Ndërsa, dyshja nuk e ndjek më njëri-tjetrin në rrjete sociale, modelja ka vendosur që të mbaj akoma fotografinë me reperin, teksa ky i fundit e ka fshirë atë.

Po ashtu, modelja kohë më parë kishte bërë edhe një tatuazh dedikuar Don Xhonit.