Shoqata Sindikale e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve të tjerë shëndetësorë kanë hyrë këtë të marte në grevë njëorëshe.
Ata kërkojnë rritjen e koeficientit të pagave, pagesës së ndërrimit të natës dhe të tjera.
Ndryshe infermierët janë duke protestuar prej disa herë radhazi, pasi që kërkesat e tyre nuk janë plotësuar.
Në pankartat e infermierëve shkruhej se ndërrimi i natës duhet të paguhet nga 18 deri në 36 euro.