Qytetarët e Kosovës janë duke u përballur me ngritje ekstreme të çmimeve.
Përpos rritjes së çmimit në faturat e energjisë elektrike, si dhe në derivate, qytetarëve iu duhet që të paguajnë shumë më shtrenjtë edhe për produktet ushqimore.
E duke mos e lënë me kaq, çmimet janë rritur pikërisht në produktet bazë e të cilat janë të nevojshme për secilën familje.
Javë më parë çmimi i një litre vaj kishte arritur në afro 4 euro, por as sot nuk është hiç më mirë.
Çmimi i një litre vaj ka arritur në 2.99 cent, transmeton lajmi.net.
Nuk dihet nëse dikush nga inspektorët përgjegjës po merret nga afër me këtë çështje, apo thjeshtë ato po rriten në mënyrë ekstreme, pa u kontrolluar nga askush.
E një çmim jashtëzakonisht i lartë tani për tani është edhe në kilogramët e specave djegës.
Çmimi për një kilogram ka arritur në 8 euro.