Shikuesit e ceremonisë së 64-të të ndarjes së çmimeve “Grammy” mbetën me gojë hapur kur Bruno Mars ndezi një cigare në skenë ndërsa merrte çmimin e tij për ‘kënga e vitit’ të dielën mbrëma (3 prill).
Këngëtari, 36 vjeçe, mori çmimin si pjesë e grupit R&B “Silk Sonic” – i cili përbëhet nga Bruno dhe reperi Anderson .Paak – për këngë e tyre debutuese në vitin 2021 “Leave the Door Open”.
Pasi doli përpara audiencës për të pranuar vlerësimin, Bruno vuri një cigare në gojë, dhe disa fansa të muzikës e panë incidentin më tronditës se Will Smith që goditi Chris Rock në “Oscars” muajin e kaluar.
Fansa të shumtë reaguan përmes rrjeteve sociale duke e kritikuar veprimin e tij, madje disa të tjera duke thënë se ky veprim i artistit duhej të merrte vëmendje më të madhe se ai i aktorit Will Smith në “Oscars”, shkruan DailyMail.
Megjithatë, jo të gjithë anëtarët e audiencës në shtëpi ishin të neveritur nga kjo, disa të tjerë shkuan në Twitter se u pëlqente energjia e tij e qetë.
Grupi morën çmimin e lakmuar për debutimin e tyre në vitin 2021, “Leave the Door Open”, vetëm disa orë pasi morën çmimin për ‘këngën e vitit’.
Anderson – i cili së bashku me Brunon ‘luftuan’ me konkurrencë të ashpër nga ABBA, Olivia Rodrigo dhe Billie Eilish.
Kënga u bë fituesja e madhe e natës, duke mbledhur gjithsej katër Grammy në event.
Ceremonia e 64-të Vjetore e çmimeve “Grammy” u zhvillua në MGM Grand Garden Arena në Las Vegas.
Komediani Trevor Noah ishte nikoqir i mbrëmjes, e cila u transmetua drejtpërdrejtë në televizion.
Nata më e madhe e Muzikës nderon muzikën, kompozimet dhe artistët më të mirë të vitit.
Grammy fillimisht ishte caktuar të mbahej më 31 janar në Los Angeles, por u shty për shkak të përhapjes së shpejtë të variantit Omicron të coronavirusit.