Bora Zemani dhe Xhensila Myrtezaj sërish bëjnë “xing” me njëra-tjetrën

Shumica e personazheve publike mundohen që dukja e tyre të jetë sa më ekstravagante.

Por ndonjëherë ato edhe “kopjojnë” me dashje apo edhe dashje.

Dy personazhet që po bëjnë “xing” me njëra tjetrën kohëve të fundit janë moderatorja Bora Zemani dhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj.

E kësaj radhe ato janë veshur me një fustan jeshil të Label Nue që kushton diku rreth 100 euro.

Xhensila e veshi e para këtë fustan pikërisht në ditëlindjen e Borës dhe dy muaj më pas shohim moderatoren e “Për’puthen” me po të njëjtin fustan.

Të dyja kanë shkëlqyer në fustanin e gjelbërt.