Arrestohet personi që i kanosi në zyre zyrtarët e Komunës së Prizrenit

Më 28 mars, në orën 15:30, në objektin e Kuvendit Komunal në Prizren, në zyre të Drejtorisë për Shërbime Publike, i dyshuari G. P., i datëlindjes 1986 m/sh/k, ushtroi presion dhe i kanosi personat zyrtarë lidhur me një tender për instalimin e ndriçimit publik në komunën e Prizrenit.

Hetuesit policorë në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prizren me datën 04.04.2022 kanë intervistuar viktimat në lidhje me rastin, ndërsa sot 05.04.2022 në prezencë të avokatit mbrojtës është intervistuar edhe i dyshuari i lartcekur.

Me vendim të PTH në Prizren, i dyshuari ndalohet në ndalim policor në kohëzgjatje prej 48 orëve. Rasti nën hetime.