Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur dje në fshatin Drenoc të Malishevës.
Policia e Kosovës sot në raportin 24-orësh ka dhënë detaje të reja në lidhje me rastin, shkruan lajmi.net.
Aty është bërë e ditur se dy vetura me targa vendore me drejtues dy meshkuj kosovarë, janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti.
Deri te aksidenti kishte ardhur kur njëra nga veturat e involvuara, si pasoj e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes kushteve të rrugës, kishte dal në shiritin e kundërt të lëvizjes dhe ishte ndeshur me veturën e cila ishte duke ardhur nga drejtimi i kundërt.
Si pasoj e aksidentit lëndime vdekjeprurëse kanë pësuar dy drejtuesit e automjeteve.
Me urdhër të prokurorit trupat e pa jetë janë dërguar në IML për autopsi.